MENU
klinika

Jo para kamerës, por...

Arbana do ta linte prezantimin për këtë profesion të ri!

07.08.2022 - 08:46

Arbana Osmani është një ndër prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. Gjithashtu, ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh preferon të ndajë momentet nga jeta e saj e përditshme jashtë kamerave.

Së fundmi, ajo ka publikuar një Story, ku bën me dije se do e linte prezantimin vetëm për një profesion tjetër.

E gjeni dot?

Pikërisht montazhin, shkruan Arbana.

Mesa duket, moderatores i pëlqen shumë edhe puna që bëhet në “backstage” të programeve televizive.

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu jo rrallë janë komentuar në rrjetet sociale për miqësinë e fortë mes tyre. Dyshja kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për t’u pasur zili.

Xhemi është shkëputur këto kohë nga ekrani, mirëpo Arbana nuk e lë asnjë moment pa ndarë foto ose video me të.

Dy moderatoret e kalojnë shpesh kohën pranë njëra-tjetrës dhe nuk ngurrojnë të publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, ku nuk mungojnë asnjëherë notat e humorit.

Në videon e publikuar se fundmi në InstaStory dy moderatoret shfaqen duke bërë video me njëra-tjetrën ku Arbana i kërkon ti bëjë një foto Xhemit pasi është veshur bukur.

Më pas Xhemi ka postuar një foto me Arbanën ku shkruan, “Foto bukur” dhe i bën tag asaj.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure