Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut. Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm. Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.
Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.
E teksa postimet nga përditshmëria e saj, prezantuesja nuk na i kursen mund të themi me plot gojë se më e fundit është një ‘video’ tepër e ëmbël dhe besojmë se mamat e çunave e kuptojnë. Arbana ka ndarë me ndjekësit momentin kur djali i saj i lidh atletet dhe të gjithëve na ‘u bënë sytë zemra’.
Kush ka çuna botën ka
Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.
Prezantuesja do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” ku ka premtuar mjaft risi të reja që na presin nga ky edicion.