MENU
klinika

Puthje e përqafime

Arilena Ara nuk e fsheh më partnerin e saj

31.08.2022 - 10:58

Arilena Ara dhe menaxheri i saj, Popi Kola janë përfolur prej kohësh për një histori dashurie mes tyre. Raporti i veçantë dhe fotot e ndara çonin drejt këtij mendimi, mirëpo as njëri e as tjetri nuk e kishin konfirmuar lidhjen.

Arilena ka vendosur të mos ta fshehë më lidhjen me Popin edhe pse nga shumica dihej që dyshja ishin në një lidhje. Ditën e sotme ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku dyshja shfaqen të lumtur duke shkëmbyer me njëri-tjetrin .

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

“Në këtë botë jemi vetëm ne”, ka shkruar Arilena në postim.

Kujtojmë se Popi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku rrëfeu gjithçka për raportet me këngëtaren. Popi tha se marrëdhënia me Arilenën nuk ishte një marrëdhënie normale, duke qenë se ka lindur në kushte jo të tilla. Ai tregoi se me Arilenën u njoh në kohën kur ajo merrte pjesë në “X Factor”, ndërkohë që ai punonte aty. Popi tha se Arilena i tërhoqi vëmendjen për shkak të stilit të saj të veçantë dhe karakterit të fortë si vajzë adoleshente. Më pas Popi shtoi se ndaj një vajze 13-14 vjeçare nuk mund të kishte asnjë lloj pëlqimi dhe se gjithmonë e ka parë si fëmijën e tij, duke nënkuptuar se mes tyre nuk kishte asnjë histori dashurie.

Më pas Arilena i bëri një surprizë Popit në studio, duke treguar çfarë ndien në realitet për të.

“Doja vetëm 1 minutë të bëhesha pjesë e këtij bashkëpunimi mes jush. Doja të ndaja diçka shumë të vërtetë dhe të sinqertë, sepse nuk më bie rasti të flasë për Popin, sepse është sfidë për mua, nuk është e lehtë të flasësh për Popin. Nuk ekzistojnë fjalë, apo ndjesi të artikuluara që mund të shprehin respektin dhe adhurimin që kam për atë njeri të jashtëzakonshëm që sot ke fatin ta kesh në studio”, u shpreh Arilena.

Kur u pyet si e cilëson marrëdhënien me Popin, ajo u përgjigj: “Absolutisht si një nga marrëdhëniet më të pastra, të bukura, naive dhe të pafajshme dhe absolutisht dashuritë më të mëdha që mund të ekzistojnë përtej çdo gjëje, përtej dashurisë që ka madje një prind për fëmijën e tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga “Gjeniu i Vogël” në “Eurovision”

Arilena Ara iu kthehet kujtimeve!

Bëhet pjesë e “Vogue Italia” dhe “Milan Fashion Week”

Arilena Ara vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit