MENU
klinika

"Duhet të marrë dënim shembullor"

Arjan Tase nipi i tij? Balla: Nuk kam asnjë lidhje me individin

04.08.2022 - 12:33

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e disa portaleve, të cilët ditën e sotme kanë shkruajtur se polici Arjan Tase që vrau fëmijën 7 vjeçare me skaf në Himarë është nipi i tij.

Përmes një postimi në Twitter Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.LEXO EDHE:

Sipas Ballës autori duhet të marrë dënim shembullor.

‘Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor’, shkruan Balla.

Postimi i Ballës në Twitter