MENU
klinika

Fjalëpak dhe i penduar

Arjan Tase u la në burg për vrasjen e 7-vjeçares, ja çfarë kërkoi në seancë

05.08.2022 - 14:08

Ish-polici Arjan Tase që aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit u la në burg nga Gjykata e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për “BalkanWeb” se në seancë Tase ka pranuar krimin dhe ka deklarurar se nuk do ta ankimojë, i ka shprehur ngushëllime familjarë, ka kërkuar falje.

“Ai ka qenë i rënduar psikologjikisht dhe gjatë gjithë kohës ai nuk ka folur shumë dhe kërkesa e tij ka qenë për mosankimim. Tase ka shprehur pendesën e tij në këtë ngjarje të rëndë”, raportoi gazetari Enrik Mehmeti.