MENU
klinika

Vodhën me dhunë para, varëse dhe orë

Arrestohen 2 vëllezërit në Dibër (Emrat)

16.08.2022 - 10:11

Dy vëllezër, të identifikuar si Fjoralb Mani dhe Arsen Mani janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi kishin hyrë në një banesë dhe kishin vjedhur një shumë parash prej 300 mijë lekësh, varëse dhe orë floriri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i vëllezërve:

Fjoralb Mani, 25 vjeç dhe Arsen Mani, 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit