MENU
klinika

Premier League, Java 1

Arsenal e nis mirë kampionatin, bind në start

05.08.2022 - 22:54

Blerjet cilësore të kësaj vere duket se kanë rezultuar të duhurat për Arsenalin. Të besuarit e Mikel Artetas bindën që në start, duke fituar 0-2 ndaj Crystal Palace. Tri pikë në nisje, për më tepër në transfertë.

20 minuta lojë dhe goli i parë në sezonin 2022/2023 në Premier League. Arsenali kaloi në avantazh pas disa sulmeve të njëpasnjëshme. Ukrainasi Zinchenko krosoi bukur në zonën kundërshtare dhe Gabriel Martinelli realizoi me kokë.

Në fakt, ndeshja ishte e hapur deri në fund. U desh të vinte minuta e 85-të, që Arsenal të siguronte fitoren. Ishin vendasit ata që shënuan në portën e tyre me Guehi në 85’. Më pas nuk pati shumë histori, Arsenal menaxhoi shumë mirë avantazhin e dy golave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN