MENU
klinika

“Kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje”

Artan Fuga: Të korruptuarit me tendera të izolohen nga shoqëria!

16.08.2022 - 11:25

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka bërë një koment në lidhje me personat e korruptuar në vendin tonë. Sipas tij, këta jo vetëm që duhet të përbuzen, por edhe duhet të izolohen nga shoqëria.

Fuga analizon se të korruptuarit me tendera dhe bakshishe kanë një keqkuptim për jetën dhe vdekjen dhe sipas tij për këtë fajin e ka shkolla dhe edukimi, pasi i ka lënë injorantë.

“Kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur, kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë”, shkruan ndër të tjera profesor Fuga.

Komenti i Artan Fuges

Cfarë keqkuptimi!!!

Këta të korruptuarit me tendera, me bakshishe, me lloj lloj gjërash që kanë synim pasurimin e paligjshëm, veç të tjerash, duhet jo vetëm të përbuzen, madje të izolohen nga shoqëria, por janë edhe në një keqkuptim absolut! E ka fajin shkolla dhe edukimi për këtë!

Mua më vjen keq për ta!

Kanë një keqkuptim gjigand të mjerët për jetën dhe vdekjen! Ju betohem!

Kujtojnë se edhe në botën e përtejme do të shkojnë me ato pasuri që kanë mbledhur me grykësi, të vjen t’ja plasësh gazit, po qe se nuk je me inat me ta, kujtojnë se pasuria do t’i mbrojë nga zonja Vdekje që do ua rrëmbejë të gjitha, kujtojnë se leku i vjedhur, grabitur, apo fituar me hilera e poshtërsi, do t’i mbrojë nga sëmundjet, kujtojnë se po të hanë në restorante me çmime në stratosferë, po qe se shëtisin me varka vrastare fëmijësh, po pinë verë 40 mijë euro shishja do të jenë më të lumtur, kujtojnë se ata që i rrethojnë janë miqtë e tyre të vërtetë, hahahahahaha, madje mendojnë se atje ku do të shkojnë do marrin me vete dashnore, rroba firmato, dhe harrojnë se dhe shtëpitë me dyqind dhoma, të fshehura pas gardheve me beton, nuk janë pronësi e tyre, janë vetëm me qira për disa sekonda, se në fund të gjithë do shkojnë atje te ata me lopatë!!!

Cfarë humbje kohe të kotë që bëjnë në vend të pasurojnë shpirtin!

Harxhojnë jetën, për të fituar atë që do t’u marrin me dhimbje edhe po qe se i shpëtojnë SPAKUT, e SPATËS!

Të vdesësh gazit nga keqkuptimet e tyre, nga fakti si e harxhojnë kot jetën e tyre, preh e ambicjeve, iluzioneve, budallallikut!

Cfarë përgjegjësie shkolla shqiptare që i ka lënë injorantë në gormarllikun e tyre!

Qesh, qesh, qesh!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Deklaratat “populli i dy marsit, dalja në miting” nuk kanë lidhje...

“Mungon kultura juridike”/ Fuga komenton shkarkimin e Metës

“Opozitë e varfër, të dalin kandidatura të reja”

Akademiku Fuga flet për protestën e 7 korrikut