MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës

“Ata po e zgjasin luftën”, Putin akuzon Amerikën

16.08.2022 - 19:36

Në 6 muaj luftë, presidenti rus e ka përsëritur shpesh se Perëndimi e ka nxitur luftën.

Mirëpo, ditën e sotme, ai akuzoi më hapur se kurrë Shtetet e Bashkuara për zgjatjen e luftimeve në Ukrainë, si pjesë e asaj që ai i cilësoi si “përpjekje të Uashingtonit për të ruajtur hegjemoninë globale”.

Duke folur në një konferencë për sigurinë, ku merrnin pjesë zyrtarë ushtarakë nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine, Putin përsëriti pretendimin, se ai i dërgoi trupat në Ukrainë në përgjigje të Uashingtonit, që e kishte kthyer Ukrainën në një vend anti-rus.

“Ata duan konflikte, që të ruajnë hegjemoninë”, akuzoi presidenti rus. “Gjendja në Ukrainë”, vazhdoi ai, “tregon se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta zgjasin konfliktin dhe ato po veprojnë njësoj siç kanë vepruar në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine”.

Kujtojmë që prej muajsh Putin “vuan”, pasojat ekonomike të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, në përgjigje të agresionit të nisur në shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”