Ditët e fundit është rikthyer sërish vëmendja te dyshja Bora-Donald pasi një foto e Semit me Donaldin dhe Borën bëri xhiron e rrjetit duke ‘vulosur’ kështu rikthimin e këtyre dy të fundit.
“Shokë përgjithmonë”, shkruante Semi.
Ditën e sotme një ndjekës i ka kërkuar moderatores Aulona Musta, të jap një mendimin në lidhje me marrëdhënien e dyshes Bora-Donald. Aulona i është përgjigjur duke i thënë se njerëzit duhen lënë të jetojnë ashtu si duan jetën e tyre.
“Mendimi im për çiftin Bora Donald është i njëjtë si për çiftin Tefta Mondi, Laureta Klaudio, Xhina Beni, dhe çdo çift tjetër në rruzullin tokësor!!!
Lërini njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!!
Ky është i vetmi mendim!
Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?
Lërini njerëzit rehat të jetojnë marrëdhëniet e tyre siç duan. Do ishte shumë më mirë të shikonim, mendonim e analizonim me aq imtësi marrëdhëniet tona, sesa marrëdhëniet e botës”, ka shkruar Aulona, duke e treguar hapur mendimin e saj.