MENU
klinika

Fqinjët: E goditi me pllakë betoni

Autori tregon debatin që çoi në vrasjen e babait të tij!

29.08.2022 - 11:09

I qetë dhe papendesë për atë që i bëri babait të tij, 37- vjeçari, Mariglen Mumametaj është paraqitur dje në Gjykatën e Fierit, për t’u njohur me masën e sigurisë. “Ajo që u bë, u bë”, ka deklaruar ai para togave të zeza, duke pranuar krimin dhe duke mos shprehur pendesë për të. Gjykata ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të riun, cili mbrëmjen e 25 gushtit vrau në mënyrë makabre babanë e tij të moshuar.

DEBATI

Pavarësisht se vuan nga probleme të shëndetit mendor, 37-vjeçari është shfaqur i qetë para hetuesve. Ai ka treguar edhe sherrin që nisi midis tij dhe babait 73-vjeçari dhe që çoi në vrasjen e këtij të fundit.

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të të ushqej”, mësohet t’i ketë thënë i moshuari, Qemal Muhametaj nga fshati Greshicë i Mallakastrës.

Ky ka shërbyer si shkak që i biri ta qëllonte me një copë betoni në pjesën e kokës dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Këtë version, ai ka dhënë në Polici, duke u treguar i qetë. I riu po trajtohen për probleme të shëndetit mendor, por prej disa muajsh nuk i kishte marrë dot ilaçet.

DËSHMITË

Fqinjët e familjes Muhametaj në fshatin Greshicë të Mallakastrës, thanë se 37-vjeçari e kishte goditur me pllakë betoni babanë e tij në momentin kur ai po lante këmbët në oborr. Ndërsa deklaron se nuk dinë të kishin pasur ndonjë konflikt, ata pranojnë të gjithë se i riu kishte probleme të shëndetit, të cilat i ishin shfaqur pas kthimit nga Greqia. Për këtë arsye, ai merrte mjekime.

“Ja atje ishim tani. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja”, tha një prej banorëve, i cili shtoi “E qëlloi me pllakë betoni në kokë”. I pyetur nëse kanë pasur ndonjë konflikt, banori tha se nuk e dinte. “I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv”, thotë një tjetër banor.

ARRESTIMI

Disa orë pasi vrau me sende të forta babanë e tij të moshuar, Policia e Mallakastrës ka arrestuar djalin e tij 37-vjeçar. Në pranga përfundoi Mariglen Muhametaj, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes, pasi u ndoq nga forcat e Policisë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

“Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M”, sqaroi Policia. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në banesën e autorit dhe viktimës, ndërsa 37- vjeçari jetonte vetëm me prindërit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekzekutoi me sende të forta babain

Gjykata cakton masën e sigurisë për 37-vjeçarin