MENU
klinika

"Sunny Hill Festival"

Azet na bëri lëmsh me ‘deklaratën e dashurisë’ për Dua Lipën!

07.08.2022 - 08:45

Azet është një reper mjaft i njohur në Evropë dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi, ai performoi në “Sunny Hill Festival”, ku elektrizoi vendin me performacën e tij.

Mirëpo një foto e tij na ka bërë lëmsh të gjithëve!

Azet ka publikuar një foto me yllin me famë botërore, Dua Lipën.

Ai shkruan se “është i zënë”, duke e shoqëruar foton me emoji-n e një zemre të kuqe dhe një dryni.

Por c’po ndodh vallë?

“Vetëm më e mira për ju”, shkruan Zuna.

Edhe Dua Lipa elektrizoi skenën me performancën e saj fantastike.

Jo vetëm kaq por ajo u nderua edhe njëherë në vendin e saj të lindjes. Kësaj here nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Instagram foto nga ceremonia.

Në foto shfaqet Dua të cilën Osmani e ka pritur në Presidencë, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj binjake.

Sipas fjalëve të presidentes, Dua është arsyeja që shumë njerëz e njohën Kosovën. Nëpërmjet festivalit Sunny Hill, ajo e ka kthyer Kosovën në kryeqendër të kulturës botërore.

Postimi i plotë:

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dua Lipa flet për festivalin e famshëm

A do të mbahet “Sunny Hill” në gusht?

Katër ditë muzikë dhe net të paharruara

Dua Lipa në Prishtinë, nis sot festivali “Sunny Hill”!