MENU
klinika

La Liga, Java 1

Barça nuk “shkrep” në start, e ndal Balliu me shokë

13.08.2022 - 23:06

Barcelona nuk ka arritur të shënojë në ndeshjen e parë, teksa është ndalur në barazim pa gola në shtëpi ndaj Ray Vallecano, ku Ivan Balliu bëri një ndeshje të mirë si titullar për miqtë. Lewandowski me shokë nuk arritën të shënonin.

Skuadra e Xavit, së cilës këtë merkato iu bashkuan shumë emra premtues si Lewandowski apo Raphinha, nuk ia ka dalë të debutojë me sukses në edicionin 2022-2023 të elitës së futbollit spanjoll.

Përtej dominimit absolut nga Barça, pjesa e parë e kësaj ndeshje pati raste të shumta nga katalanasit, por rruga drejt rrjetës nuk u gjet.

Edhe në pjesën e dytë asnjë prej dy skuadrave qoftë ajo katalanase, por edhe Rayo Vallecano nuk mundën që të shënon. Në minutën e 90+3’ Barcelona mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas Busquets mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën në inferioritet.