MENU
klinika

“Ajo dhe Ben Affleck do të ndahen shpejt”

Bashkëshorti i parë i JLO habit me deklaratën

01.08.2022 - 09:55

Teksa të gjithëve po na bëhen sytë zemra nga pamjet dhe dashuria që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shfaqin për njëri-tjetrin, dikush është skeptik për të ardhmen e tyre.

Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, Ojani Noa, mendon se ata do të ndahen shpejt.

Unë i dëshiroj më të mirën, vërtetë e dua këtë, por Jennifer dhe Ben janë të destinuar për divorc…”

48-vjeçari, i cili u takua me artisten e njohur kur ishte ende një emigrant nga Kuba, pretendon se ish-bashkëshrotes së tij thjesht i pëlqen të jetë e dashuruar, por humbet interesin kur pasioni në martesën e saj fiket.

Beni është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë,”– tha ai për “Daily Mail”, duke shtuar:

Ne të dy mund ta ndjenim energjinë romantike. Ishte e menjëhershme dhe intensive. Sikur të luhatej nëpër trupat tanë. Unë i thashë, ‘Unë ndihem njësoj si ndihesh ti.’ I ngrita mjekrën dhe i dhashë një puthje – ishte një puthje sikur e kishim njohur njëri-tjetrin përgjithmonë.”

Përveçse është martuar katër herë, Lopez, 53 vjeç, është fejuar plot gjashtë herë, duke përfshirë dy herët me Ben Affleck, me të cilin, sipas ish-it të saj, “nuk e ka të gjatë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si po e përjeton Alex romancën e re të ish-it?

J.Lo dhe Ben Affleck rikthehen bashkë pas 17 vitesh

Në Festivalin e Filmit në Venecia

J. Lo dhe Ben Affleck, më të dashuruar se kurrë

Teoria e çuditshme që po qarkullon në rrjet

“Bennifer” mund të jetë një gënjeshtër…


"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi