MENU
klinika

Bundesliga, Java 2

Bayern bën “detyrën” në shtëpi, Musiala protagonist

14.08.2022 - 19:48

Bayern Munich vazhdon me fitoret. Pasi luajti tenis ndaj Frankfurt në debutim, këte herë viktima ishte Wolfsburg, që është mposhtur me rezultatin 2-0 nga djemtë e Nagelsmann…

Një gol spektakolar ndaj Wolfsburg sot për futbollistin e ri Musiala dhe që shihet e tashmja dhe e ardhmja e Bayern dhe Gjermanisë. Në Bundesligën e sezonit të kaluar, Musiala luajti në 30 ndeshje për Bayern München, shënoi pesë gola dhe dha pesë asistime.

Sakaq, në fund të pjesës së parë do të shënonte edhe Thomas Muller me një levizje alla Inzaghi, duke devijuar një top brenda zone dhe ndryshuar drejtimin. Për veteranin duket se koha ka ngecur…