MENU
klinika

Ceremonia e pritjes

Begaj nis vizitën e parë si President

15.08.2022 - 10:22

Presidenti i Republikës Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kjo vizitë e Presidentit Begaj në Prishtinë bëhet me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe do të shënoj ndalesën e tij të parë jashtë vendit që prej momentit kur u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit.

Përveç takimit me Presidenten Osmani, në axhendë janë parashikuar edhe takime me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Konjufca, krerët e partive kryesore politike, takim me komandantin e KFOR-IT dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që janë dislokuar në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN