MENU
klinika

Ekspertët: Ende nuk është arritur pika më e ulët

Bie dukshëm interesimi i konsumatorëve për të blerë

03.08.2022 - 10:26

Konsumi ka rënë ndjeshëm edhe në tregtinë elektronike, e cila deri më tani ka përfituar nga pandemia. Ekspertët thonë se pika më e ultë e konsumit ende nuk është arritur.

Tregtarët gjermanë e mbyllën gjysmën e parë të vitit me rënien më të madhe të shitjeve në 28 vjetët e fundit. Arsyet ishin inflacioni i lartë, kriza e Coronës dhe lufta në Ukrainë. Xhiroja e të ardhurave nga konsumi ka rënë në qershor në 8,8 përqind, krahasuar me një vit më parë, njoftoi të hënën (01.08) Zyra Federale e Statistikave.

“Kjo është rënia më e madhe në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar që nga viti 1994”, kumtoi Zyra. Në terma nominalë – pra jo vetëm parë nga çmimet – shitjet ranë me vetëm 0.8 përqind. “Diferenca mes rezultateve nominale dhe reale reflekton me rritje të larta të çmimeve në pakicë, të cilat po ndikojnë dukshëm në besimin e konsumatorit”, shpjeguan statisticienët.

Mund të përkeqësohet gjendja

Ekonomistët parashikojnë periudha të vështira për vazhdimin e shitjeve me pakicë. “Ky nuk ishte lajmi i fundit i keq për konsumatorët,” tha kryeekonomisti në Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank AG, Alexander Krüger. “Për shkak të disponimit të ulët të konsumatorit, konsumi ka të ngjarë të vazhdojë të bjerë edhe në të ardhmen. Konsumatorët po luftojnë me humbje serioze të të ardhurave reale.” Rritja e çmimeve të gazit do të pakësojë edhe më shumë dëshirën e konsumatorëve për të shpenzuar para këtë vit. “Pika më e ulët e konsumit nuk ka ardhur ende,” thotë Krüger.

Edhe tregtia në internet në minus

Rënie ka pasur edhe në shitjet krahasuar me muajin e kaluar: Të ardhurat reale kanë rënë muajin e kaluar për shkak të inflacionit me 1,6 përqind. Kjo vjen si befasi: ekonomistët kishin pritur një rritje të lehtë prej 0,2 përqind në këtë sektor.

Konsumatorët kanë shpenzuar 1,6 përqind më pak për ushqime. “Rënia është ndoshta kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve”, sipas statisticienëve. Ato u rritën me gati 12 përqind krahasuar me qershorin 2021. Fakti që njerëzit shkonin më shpesh në restorante mund të ketë ndikuar negativisht edhe në shitjen me pakicë të ushqimeve – shitjet në tregtinë e catering-ut u rritën me 8,6 përqind në maj krahasuar me muajin e kaluar.

Tregtia e tekstileve, veshjeve, këpucëve dhe artikujve të lëkurës nuk mundi të vazhdojë tendencën pozitive të vitit dhe ishte 5,4 përqind më e ulët në qershor sesa një muaj më parë.

Tregtia në internet, e cila ka lulëzuar gjatë pandemisë Corona, ka shënuar rënie të dukshme. Me një rënie prej 15,1 përqind krahasuar me qershorin 2021, u raportua rënia më e madhe brenda një viti që nga viti 1994./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”

Koncesionet dhe ndërtimi më fitimprurës!

200 kompanitë me fitime më të mëdha në vend


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!