MENU
klinika

Njohja prej më shumë se një viti

Blasi e tradhtoi Tottin me trajnerin personal

14.08.2022 - 11:49

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ndarjes mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasit. Në mesin e gushtit 2021, mediat italiane shkruajnë se Blasi dhe trajneri i saj personal dhe Christiano Jovino, janë frekuentuar dhe shkaqet pse Totti është ftohur janë pikërisht prej kësaj ngjarje.

Mesazhet reciproke të gjetura në telefonin e saj celular (siç tregohet edhe nga e përjavshmja Chi) do të kishin qenë mjaft domethënëse. Marrësi dhe dërguesi do të ishte pikërisht instruktori, i cili nuk është aspak mik i Francesco-s, madje as njohës i largët.

Dhe kjo kujton gjithë atë kohë kur, për dy edicione radhazi të emisionit të Blasit (2021 dhe 2022), gruaja e tij kalonte të paktën pesëmbëdhjetë ditë në muaj në Milano, ndërsa ai, i vetëm, në shtëpi, baba “artisanal” për Christian, Chanel dhe Isabel.

Njohja mes moderatores televizive dhe trajnerit personal daton para një viti e gjysmë. Gjithsesi, asnjë nga palët nuk preferon të hapë kartat në tavolinë, ndoshta kjo edhe për hir të fëmijëve, apo vetë Francesco ka pasur histori jashtë martese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN