Tre mjete lundruese “Jet Ski” janë bllokuar në zonën e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin të Lezhës.
Pasi janë shoqëruar për verifikim nga policia kufitare e Shëngjinit, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.
Policia thotë se 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan gjobë, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj.
Në aksionin e nisur nga Policia e Shtetit që prej ditës ku ndodhi tragjedia në Himarë janë sekuestruar qindra “Jet Ski” në të gjithë vijën bregdetare.
Kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe vendimet e policisë për të mos lejuar motorët lundrues vijnë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen i mori jetën një 7-vjeçarere.
Aksionin e policisë nuk e pritën mirë pronarët e subjekteve të mjeteve lundruese në Velipojë e në Vlorë të cilët dolën në protestë.