MENU
klinika

“E gjeta dhe një lule”

Butrint Imeri shfaqet me tatuazhin e njëjtë me vajzën e panjohur

03.08.2022 - 09:32

Koncertet e këngëtarëve janë zakonisht të mbushura me të papritura, e sidomos ato të Butrint Imerit. Kështu, për shembull disa ditë më parë ai u përfshi në një incident të papritur ku disa persona u zunë dhe ai iu drejtua atyre me fjalët ‘katunarë’ dhe ‘bala’. Gjë për të cilën më pas iu kërkoi faljes. 

Mirëpo, këtë herë është përballur me një surprizë shumë të këndshme. Butrinti ka postuar në Instagram një video, ku tregon se ka zbuluar se ka një tatuazh të ngjashëm me një nga fanset e tij. Bëhet fjalë për një trëndafil të gdhendur në dorën e secilit prej tyre dhe në videon e postuar shkruan: E gjeta dhe një lule”.

Kjo vjen pak ditë pasi u zbulua se ai i ka dhënë fund lidhjes me aktoren Olta Beqiri. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar kurrë lidhjen, dyshja ishte bashkë prej gati 1 viti. Dy të rinjtë nuk ndiqen më në rrjetet sociale prej pak javësh, duke na lënë kështu të kuptojmë se raporti sentimental mes tyre ka shkuar keq.

Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti. Më pas ai është kapur mat me Oltën në momente të afërta.

Disa javë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto ku dyshja dukeshin të përqafuar. Në një video që e fshiu shpejt Butrinti madje e quajti ‘kushërirë Oltën, ndonëse identiteti i saj ishte mëse i dukshëm. Megjithatë, duket se tashmë çdo gjë ka marrë fund.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende pa u lançuar është bërë hit në TikTok

Butrinti lajmëron kur do publikohet kënga ‘Kuku’