MENU
klinika

Rritja e çmimeve

Buxheti arkëtoi 108 mln euro më shumë TVSH më 2021

02.08.2022 - 10:53

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare po kthehet në kontribuuesin më të rëndësishëm te të ardhurave buxhetore.

Ministria e Financave shpjegoi se, vitin e kaluar me 2021 për efekt të rritjes së çmimeve u arkëtuan vetëm nga TVSH rreth 12,2 miliardë lekë ose 108 milionë euro.

Analiza për kontributin e rritjes së çmimeve në të ardhurat nga TVSH -ja u publikua në analizën e buxhetit faktik 2021 që Ministria e Financave ka dorëzuar në Kuvend.

Çmimet e mallrave kanë qenë të ulëta përgjithësisht, sidomos në gjysmën e parë të vitit 2021, por rritja u përqendrua në tre-mujorin e fundit të vitit kur nisi rritja e konsumit post-pandemik.

Të ardhurat nga TVSH-ja gjatë vitit 2021 arritën në 161,5 miliardë lekë nga të cilat 30 miliardë lekë ishin nga TVSH-ja e brendshme dhe 131 miliardë nga TVSH-ja e jashtme.

Të ardhurat faktike nga TVSH-ja më 2021 ishin 30 miliardë lekë më shumë se fakti i vitit 2020 ose 30% më të larta, se me 2021. Kontributin më të madh e dhanë të ardhurat nga TVSH-ja e importit, e cila shënoi rritje me 24% dhe ajo e vendit me 2.4%.

Rritja e TVSH -së nga mallrat e importit reflektoi rritjen e importeve në sasi dhe çmimeve më të larta.

Rritja e çmimeve vitin e kaluar kontribuoi në 40 për qind te të ardhurave shtesë nga TVSH-ja.

Rritja e të ardhurave buxhetore ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, por ministria e Financave nuk e ka bere publike analizën e faktorëve që kanë kontribuar në këtë rritje.

Statistikat zyrtare tregojnë  se të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e parë të vitit ishin gati 280 miliardë lekë, me një rritje prej 19%, ose 45 miliardë lekë (370 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Çmimet e larta ndikuan pozitivisht në arkëtimin e më shumë taksave në buxhet. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare ishte 18.3 miliardë lekë më shumë me bazë vjetore në 6-mujorin e parë, duke ndikuar në 40% të shtesës totale.

Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit nuk po kontribuon pozitivisht në të ardhura rritja e volumit të importeve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se, në 6-mujorin e parë të këtij viti, importet e mallrave në sasi pësuan rënie me 6.1 % në raport me vitin e kaluar në të njëjtën periudhe.

Në janar-qershor 2022 u importuan rreth 2,4 milionë tonë mallra nga rreth 2,6 milionë që u importuan vitin e kaluar në këtë periudhë ose rreth 161 mijë tonë më pak./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Ibrahimaj për "Zërin e Amerikës"

“FMN parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike”

Konturet e një krize borxhi kanë filluar të shfaqen

“The Economist”: 53 ekonomitë e brishta në zhvillim


Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!