MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të ha gjatë trajtimit të kancerit?

05.08.2022 - 09:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë duhet të ha gjatë trajtimit të kancerit?

Mjeku: Nuk rekomandohet mishi i kuq dhe i bardhë (përfshirë sallamet), si dhe peshqit e mëdhenj. Gjithashtu duhen shmangur qumështi dhe produktet e qumështit, sheqernat e rafinuar dhe komplekse, makaronat e grurit , patatet, domatet, patëllxhanët, kunguj, speca, banane. Gjithashtu kujdes duhet traguar nga pijet e gazuara. Ushqimet qe duhen shmangur mund ti zevendesojm. me peshq te vegjel, bishtajore, manaferra, vezë, bukë dhe makarona integrale, kamut. Qumeshti i orizizt gjithashtu mund te konsumohet. Rekomandohen yndyrna të “mira” si vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe ato të frutave të thata dhe gjithashtu vera e kuqe e shoqeruar me ushqimin e vaktit.

Gjatë konferencës së katërt kombëtare Artoi (Shoqata për hulumtimin e terapive onkologjike të integruara) u përpunuan disa këshilla për të gjithë pacientët me kancer. Në terapitë onkologjike, ushqimi i drejtuar është po aq i rëndësishëm sa edhe kimioterapia e moduluar mirë, prandaj është thelbësore të ruash ose të rikuperosh një gjendje të shkëlqyeshme ushqyese. Përveç kësaj, disa erëza nuk duhet të mungojnë në ushqimet e atyre që trajtohen kundër kancerit: shafran i Indisë, xhinxherit, piper, nenexhik kanë efekte të fuqishme anti-nauze dhe anti-lodhje, si dhe imunomoduluese. Farat e susamit dhe lulekuqes janë gjithashtu shumë të rëndësishme, thelbësore për një shtesë të saktë të kalciumit.

“Të gjithë pacientët me kancer kanë të drejtë të integrojnë terapi konvencionale me të tjerët që ulin efektet anësore, duke aktivizuar një rrugë terapeutike të integruar dhe të personalizuar. Integrimi sjell kursime sepse zvogëlon konsumin e ilaçeve dhe shtrimin në spital, duke përmirësuar përshtatshmërinë terapeutike ”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e Endrit

“Tumori i trurit”- më thanë mjekët!

Gjithçka që duhet të dini

A është e dhimbshme kimioterapia?