MENU
klinika

“Është një problem”

Çfarë e pengon Fifin për të patur një fëmijë?

09.08.2022 - 09:57

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi si duket po e shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë deri në maksimun. Dyshja e nisën lidhjen e tyre pak kohë pasi Fifi u largua nga “Big Brother VIP” dhe që nga ai moment postimet dhe dedikimet mes tyre kanë qenë të pafundme.

Fifi ishte e ftuar në emisionin “Prive Reality”, ku pjesa më e madhe e pyetjeve u drejtuan te lidhja e saj me Adisin.

Roza Lati, po ashtu e ftuar e ka pyetur në lidhje me planet për fëmijë, por Fifi e ka shmangur përgjigjen. Ajo ka treguar se “po pret” si fillim një propozim nga Adisi duke shtuar se nuk do donte kurrë të merrte hapin e parë në këtë drejtim.

“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri,”- u shpreh Fifi.

“Kam menduar por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlereësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në ditën e parë që e kam takuar kam thënë që “ai është i duhuri.”- u shpreh Fifi duke mos e fshehur aspak dashurinë për Adisin.

Fifi dha një këshillë të fundit duke shprehur se zhgënjimet nuk janë asgjë tjetër veçse një mësim.

“Jam falenderuese për zhgënjimet dhe gabimet në jetë. Ato të bëjnë më të fortë, ose të shtojnë nivelin e njerzillëkut. Mua më kanë bërë të piqem shumë dhe të kuptoj shumë gjëra ndryshe dhe të reflektoj në shumë situata. Unë ndonjëherë vuaj shumë dhe them pse nuk jam njeri normal, të punoj një punë normale, ndalem dhe mendoj “pse”. Pastaj thua më mirë kështu,”-përfundoi Fifi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U përfol se do të bëhen prindër...

Fifi na zbuloi pak detaje nga lidhja e saj me Adisin!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain