MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton goditjen në tru?

17.08.2022 - 09:19

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton goditjen në tru?

Mjeku: Edhe pse goditjet në tru janë shkaku i 4 kryesor i vdekjeve në SHBA, rreth 80% e goditjeve janë konsideruar si të parandalueshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se si t’i parandalojnë goditjet në tru, pasi rreziku pas një goditje është shumë i madh për t’u shfaqur përsëri.

Ekzistojnë 3 lloje goditjesh që mund të prekin një njeri:

Goditjet ishemike: ishemia është kur gjaku fillon të mpikset dhe bllokon arteriet ose e thënë ndryshe pengon rrjedhjen e gjakut në një organ jetik. Goditjet ishemike janë grupuar në 2 lloje:

Embolike: një goditje embolike është kur mpiksja e gjakut formohet në pjesë të tjera të trupit dhe “udhëton” përmes qarkullimit të gjakut në tru ku depozitohet atje dhe shkakton goditje

Trombolike: është një formë e mpiksjes së gjakut e qujatur “trombo” dhe shkakton një bllokim arterial që ndikon në tru.

Goditja hemorragjike: në situatat kur një enë gjaku dobësohet mund të fillojë të rrjedhë gjaku në zonën përreth. Nga ana tjetër një enë gjaku e fryrë mund të shkaktojë një sasi të papritur dhe të rrezikshme të gjakderdhjes në tru.

Atak ishemik i rastit: kjo mund të quhet si një “mini-goditje” dhe ndodh kur një enë gjaku pengon përkohësisht rrjedhën e gjakut në tru. Megjithatë, në këto raste rrjedhja e gjakut restaurohet vetë, prandaj është quajtur edhe si “mini goditje”. Përgjithësisht, një goditje e tillë mund të zgjasë disa minuta në disa orë dhe kërkon kujdes të veçantë sepse mund të paralajmërojë për një goditje tjetër.

Goditjet në tru rezultojnë fatale për 60% të femrave dhe 40% të meshkujve. Goditjet ishemike kanë më shumë gjasa të jenë më mbijetuese se goditjet hemorragjike, por të mbijetuarit e goditjeve hemorragjike mund t’i fitojnë më lehtë funksionet normale. Rreth 25% e të mbijetuarve nga goditjet mund të mbesin me aftësi të kufizuara.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ju duhet të vëreni këto simptoma tek një njeri për të parë nëse ka gjasa për t’u prekur nga goditja në tru:

Fytyrë e deformuar, ana e njërës fytyrë më e ulët se tjetra
Paaftësi në përqëndrim
Mbyllje dhe venitje e njërës anë të fytyrës
Ngritja e krahëve jo në mënyrë të njëjtë, dhe paaftësi e tyre
Probleme gjuhësore
Buzë e shtrembëruar
Kini kujdes kur shikoni këto simptoma tek një person, edhe pse përmirësimet në trajtimin mjekësor kanë ulur shkallën e vdekshmërisë që nga viti 2000, goditjet në tru vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konstipacioni

Komplikimet e tretjes