MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

Çfarë është politika “Një Kinë” e Amerikës?

10.08.2022 - 09:00

Vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan këtë javë rriti tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas zhvillimeve të fundit, duke përfshirë shfaqjen e forcës së Pekinit, është një histori e gjatë ndryshimi marrëdhëniesh dhe konflikti.

Por çfarë është  politika “Një Kinë”?

Politika “Një Kinë” e Shteteve të Bashkuara nuk është e njëjtë me parimin “Një Kinë” të Pekinit.

Pekini thotë se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës dhe se Republika Popullore e Kinës është qeveria e vetme legjitime.

Politika e Shteteve të Bashkuara për një Kinë e pranon parimin e Pekinit për “një Kinë”, por nuk pajtohet plotësisht me të. Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara nuk mbajnë qëndrim për statusin e Tajvanit.

Si lindi kjo politikë?

Lindja e politikës mund të shkojë që në vitin 1949 dhe në fundin e luftës civile kineze. Atëkohë nacionalistët e mundur, të njohur gjithashtu si Kuomintang, u tërhoqën në Tajvan dhe e bënë vendin seli të qeverisë së tyre, ndërsa komunistët fitimtarë filluan të sundonin kontinentin si Republika Popullore e Kinës. Të dyja palët thanë se përfaqësonin të gjithë Kinën.

E që nga ajo kohë, Partia Komuniste në pushtet e Kinës ka kërcënuar të përdorë forcën nëse Tajvani ndonjëherë shpall zyrtarisht pavarësinë, megjithatë vitet e fundit ka ndjekur një rrugë më të butë diplomatike me ishullin

Fillimisht, shumë qeveri, përfshirë ShBA-në, e njohën Tajvanin pas largimit nga Kina komuniste. Por pasi Kina dhe Shtetet e Bashkuara panë një nevojë të ndërsjellë për të zhvilluar marrëdhëniet, nga vitet 1970 erërat diplomatike u zhvendosën, me ShBA-në dhe vendet e tjera që ndërprenë lidhjet me Taipein në favor të Pekinit.

Megjithatë, shumë prej tyre vazhdojnë të mbajnë ende marrëdhënie joformale me Tajvanin përmes zyrave tregtare ose instituteve kulturore, ndërsa ShBA-ja mbetet aleati më i rëndësishëm i sigurisë së Tajvanit.

Cilat janë gjashtë garancitë e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin?

Teksamarrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit u përmirësuan, Tajvani ka qenë në ankth për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1982, Presidenti Ronald Reagan udhëzoi zyrtarët amerikanë që të qetësonin Tajvanin duke bërë gjashtë premtime.

Formulimi i saktë i gjashtë garancive ka ndryshuar me kalimin e viteve, por ato në thelb deklarojnë se:

-Shtetet e Bashkuara nuk do të caktojnë një datë për përfundimin e shitjeve të armëve në Tajvan;

-nuk do të ndërmjetësojë marrëdhëniet ndërmjet ngushticave;

-nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t’i bërë presion Tajvanit për të hyrë në negociata me Kinën;

Beijing's 'One-China Policy' is an Authoritarian Absurdity

-nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj sovranitetit të Tajvanit;

-nuk do të bëjë asnjë ndryshim në Aktin e Marrëdhënieve me Tajvanin;

-nuk do të konsultohet me Kinën për shitjen e armëve nga SHBA në Tajvan.

Në vitin 2016, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i SHBA miratuan rezoluta që përmbanin zotimet.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al