MENU
klinika

Ka kaluar pritshmëritë!

Çfarë i bën të veçantë smartphone-t e rinjë të palosshëm nga Samsung?

30.08.2022 - 09:06

Suksesi i Samsung po ndryshon botën e smartphone-ve. Më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4. Ne ju sjellim disa arsye pse do të dëshironi të keni një nga pajisjet e serisë Z.

Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë

Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn fleksibël po aq sa elegant.

Dizajni kompakt si guaskë i Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër. Mund ta përdorni si një smartphone i zakonshëm falë ekranit kryesor 6,7 inç ose ta palosni në madhësinë e duhur për t’u futur në xhep dhe të përdorni ekranin e jashtëm 1.9-inç. Galaxy Z Flip4 përshtatet me stilin e çdo përdoruesi pasi vjen në ngjyrat: Grafit, Rozë e Artë, Blu dhe Ngjyrë Vjollcë.

Ndërsa, Galaxy Z Fold4 ofron dy telefona në një. Ai mund të përdoret lehtësisht me njërën dorë falë ekranit të tij të kapakut 6,2 inç dhe gjithashut mund ta hapni për të qenë sa më produktiv falë ekranit kryesor 7,6 inç. Dhe kur ju duhet ta përdorni pa duar, thjesht vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë, gjeni një kënd të mirë dhe lëreni aty ndërsa zhvilloni aktivitetet tuaja. Galaxy Z Fold4 ofrohet në ngjyrat e rafinuara që përfshijnë gri në të gjelbër, bezhë dhe të zezë të tejdukshme

Galaxy Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8.

Materiale miqësore për mjedisin

Që nga lançimi i serisë Galaxy S22, Samsung ka përfshirë materiale të ricikluara jo vetëm në paketim, por edhe në harduerin e produkteve e reja. Seria e re Galaxy Z përfshin në komponentët kryesorë plastikë që është nxjerrë nga oqeani dhe 100 për qind letër të ricikluar për paketimin e saj.

Gjithashtu, elementi kryesor për pajisjet e palosshme të Samsung është xhami ultra i hollë (Ultra Thin Glass), një material që mund të paloset qindra mijëra herë duke ruajtur qëndrueshmërinë dhe forcën e tij.

Një sistem kamerash i përmirësuar për të sjellë eksperienca të reja fotografike

Sistemi i kamerave është një nga funksionet e para që përdoruesit shohin në një telefon të ri. Tashmë të gjithë qofshim influencer apo jo, na pëlqen të ruajmë çdo moment dhe me gjeneratën e katërt të pajisjeve të palosshme ju do të bëni fotot dhe videot më mahnitëse

Galaxy Z Fold4 tani ka një kamerë kryesore të përmirësuar 50MP dhe sensorin e zmadhimit 10MP 3x. Me pikselë më të mëdhenj dhe sensorë 23% më të ndritshëm, përdoruesit mund të kenë gjithmonë ndriçimin më të mirë edhe gjatë natës. Forma e tij fleksibël është një avantazh i shtuar. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh. Ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.

Një nga veçoritë kryesore të Galaxy Z Flip4 është FlexCam, perfekt për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Produktivitet dhe argëtim

Të punosh, të shikosh filma dhe seriale, të luash lojërat e preferuara, të dëgjosh muzikë ose të lexosh libra me linjën e re të smartphone-ve Galaxy Z do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Pse?

Galaxy Z Fold4 është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme. Për më tepër ai është optimizuar për tju ndihmuar të jeni më produktiv dhe të kryeni disa detyra njëkohësisht. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. E për adhuruesit e gaming, lojërat janë gjithashtu më të shpejta falë platformës së fuqishme celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 dhe 5G tepër të shpejtë.

Ndërsa Galaxy Z Flip4 është krijuar për t’u përdorur vërtet ‘pa duar’ – duke bërë më shumë gjëra pa e hapur aspak telefonin. Kryeni telefonata, përgjigjuni mesazheve, hapni makinën dhe madje kontrolloni SmartThings Scene, të gjitha nga ekrani kryesor pa zhbllokuar telefonin.

Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4 janë zyrtarisht në shitje në Kosovë. Çmimi i rekomanduar me pakicë i Galaxy Z Fold4 do të fillojë nga 1,949 Eur në versionin 256GB dhe për Galaxy Z Flip4 nga 1,199 Eur në versionin 256GB.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!