MENU
klinika

Tensione, revolta dhe thirrje për dorëheqje!

Çfarë ndodhi në protestën e djeshme për vrasjen e 7-vjeçares?

05.08.2022 - 10:50

Ashtu siç edhe u paralajmërua qytetarët zhvilluan të enjten para Ministrisë së Brendshme, protestë duke kërkuar drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia  që u vra tragjikisht në plazhin e Potamit.

Protesta zgjati për me shumë se në orë. Tronditja e opinionit publik për këtë ngjarje ishte e madhe. Revolta e momente tensioni shpërthyen mbrëmjen e djeshme para Ministrisë së Brendshme, ku qytetarë të shumë bënin thirrje të forta për dorëheqje.

Ndërkohë protesta e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Fillimisht qytetarët i janë drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar para Kryeministrisë.

Nga ana e tyre nuk kishte për të hyrë brenda ambienteve, por vetëm kanë ndezur qirinj. Më pas qytetarët iu drejtuan edhe Presidencës dhe  nga aty u dëgjuam ultimatum drejtuar kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen.

Gjithashtu qytetarë të shumtë u shprehën kundër qeverisë në protestën e sotme dhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e tij. Sipas tyre, ministrat nuk kanë ndjenja teksa shprehen se ndihen të pasigurt kudo që shkojnë.

1 minutë heshtje për 7-vjeçaren e vrarë
Qytetarët ulen në shesh dhe mbajnë një minutë heshtje në nder të vogëlushes që humbi jetën në tragjedinë e Himarës, Jonada Avdiu. Qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe ministrave duke i quajtur vrasës. “Kriminelë me kollare Çuçi Kumbaro”, “Jepni dorëheqjen”, ishin disa nga thirrjet e tyre.