MENU
klinika

Ja çarë i thotë!

David Guetta telefonon Bebe Rexhën në mes të performancës

29.08.2022 - 11:33

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha së fundmi ka marrë shumë vëmendje. Ajo ka publikuar këngën e saj të re që titullohet “I’m good (Blue) së bashku me David Guettan.

Kënga e tyre ka arritur një sukses të paparë dhe fansat janë mjaft të entuziasmuar.

Mirëpo, David Guetta ka qenë së fundmi duke performuar këngën dhe ka parë se si të gjithë fansat e kishin mësuar këngën përmendësh.

Ai menjëherë ka telefonuar Bebe Rexhën duke i bërë me dije se çfarë po ndodhte.

“Unë sapo telefonova Bebe Rexhën, unë dua që ajo ta shohë këtë me ju, këndojeni edhe një herë”, tha ai.

Në nëntor të vitit të kaluar, Bebe Rexha postoi një foto filtra me rroba banje në Instagram dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.

“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”.

Bebe vazhdoi të fliste për vështirësitë e saj për të parë fotot e saj nga paparacët dhe vendosi të tregonte hapur defektet e trupit të saj.

Më herët, ajo tha në një video: “Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti MTV Video Music Awards 2019

Bebe Rexha prezantuese në eventin e rëndësishëm


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain