MENU
klinika

Synimi i radhës Hollywood-i!

Delinda Disha ndan me ndjekësit ëndrrën e saj

13.08.2022 - 09:34

Delinda Disha, është një prej aktoreve të humorit më të pëlqyera në shqipëri.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një Q&A në InstaStory.

Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën: “Çfarë do bëje nëse do lije aktrimin?”

Pyetje të cilës Delinda i është përgjigjur shkurt dhe saktë: “Nuk do ta lë kurrë!”

E pyetur nëse Hollywood-i është në planet e saj, aktorja u përgjigj por pa treguar shumë detaje.

“Po do doja shumë por do shkoj shumë shpejt punë, besim, durim”, tha Delinda.

Kujtojmë se aktorja ka nisur së fundmi në Egjipt pushimet me partnerin dhe djalin e saj. Delinda nuk i harroi ndejkësit dhe zhvilloi një Q&A në InstaStory.

Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i shkruan ndjekësi.

Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- shkroi aktorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Si e kalove kaq lehtë?”

Delinda Disha flet për humbjen e binjakëve


Pamjet e tyre të përqafuar në rrugë bënë xhiron e rrjetit

Çfarë i bëri bashkë Era Istrefin me Don Xhonin

Reperi zbulon emrin e veçantë të fëmijës

Gold Ag bëhet baba për herë të dytë!