MENU
klinika

"Lideri i partisë opozitare në Kosovë"

Dialogu në Bruksel, BE-ja bën gafë me Kurtin

18.08.2022 - 12:48

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke zhvilluar sot në Bruksel takimin zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nën praninë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ndonëse takimi Vuçiç-Kurti është një nga më të rëndësishmit që po zhvillohet midis dy liderëve, personat që menaxhojnë faqen zyrtare të BE-së në internet duket se nuk i kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë, pasi e cilësuan Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë.

Në njoftimin e zyrtar në faqen e BE-së për takimin e dy liderëve, Albin Kurti është cilësuar si lider i opozitës kosovare dhe jo si kryeministër i vendit.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd. Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Por me sa duket menaxhuesit e faqes e kanë kuptuar gabimin dhe e kanë ndryshuar menjëherë njoftimin me një të përditësuar, ku shkruajnë se “është duke u zhvilluar takimi Beograd-Prishtinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Marrëveshja për bashkëpunim mes dy vendeve

BE, e shqetësuar për raportin Serbi – Rusi

Letra e Çekisë për vendet e BE

Liberalizimi i vizave në rend dite në KE

Ministri i jashtëm: Në kundërshtim me politikën tonë

“Serbia nuk i njeh referendumet në Ukrainë”

“Dëmi u bë, por pranoni kërkesën tonë”

Rama thirrje OKB-së: Asnjë provë për Hashim Thaçin