MENU
klinika

Kuçovë/ Çfarë u gjet në vendngjarje?

Dinamika e ngjarjes! 46-vjeçari u gjet i plagosur nga kalimtarët

14.08.2022 - 10:01

Plagosja e 46-vjeçarit Admir Bejo ditën e djeshme në Kuçovë, ka ndodhur pas një konflikti të çastit me një banor tjetër të lagjes “1 maji”.

Sipas News24, plagosja e tij nuk ka të bëjë me larje hesapesh, siç u dyshua fillimisht. Kjo pasi në vitin 2007, Bejo sëbashku me vëllain e tij, Ilia, plagosën me armë dy vëllezërit Kundja.

Sherri mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesës e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin.

Pas plagosjes, Bejo ka dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë, por plumbat nuk e kanë kapur. Pasi ka ecur disa metra, 46-vjeçari ka rënë në tokë, pikërisht në vendin ku u gjet i shtrirë nga një kalimtar i cili njoftoi dhe policinë.

Mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi me inicialet E.R., 36 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që emri i autorit nuk bëhet ende publik.

Policia konfirmon se nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur 4 fishekë, të kalibrit 7.62 mm. Burime nga lagjia “1 Maji” ku ishte edhe zona ku kishte lindur i plagosuri konfirmojnë se Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte.

Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohet me këdo që i dilte para, edhe pa asnjë shkak.

Kush është i forti i Kukësit që e ndihmonte

Si i shpëtoi arrestimit Nuredin Dumani në Kosovë

Ekzekutoi për gjakmarrje vëllanë e vrasësit të babait

Kërkohet 8 vite burg për 17-vjeçarin! Dy akuzat!

Tentoi të kalonte 5 emigrantë të paligjshëm

Arrestohet 44-vjeçari në kufirin e Morinës

"Nuk është marrë asnjë masë nga bashkia"

Përmbytjet në Vaun e Dejës, banorët në protestë