MENU
klinika

Krim i rëndë në familje

Djali vret me sende të forta babain

25.08.2022 - 22:29

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 gusht) në Mallakastër, ku djali ka vrarë babain me sende të forta.

Autori është një 30-vjeçar, i cili sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë viktima është shtetasi Q.M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.