MENU
klinika

“Nuk kam fjalë”

Dojna Mema pret vizitorin e veçantë në spital

24.08.2022 - 11:02

Dojna Mema ndodhet ende në spital pasi ardhjes në jetë të djalit të saj. Ditën e sotme ajo ka pritur një vizitor tepër të veçantë.

Ka qenë gjyshi i moderatores i cili e ka vizituar mbesën dhe nipin e tij të vogël. Dojna e ka ndarë takimin emocionues me gjyshin në Instagramin e saj ku ai i puth dorën.

“Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke patur gjithmonë për figurën e gruas”, ka shkruar Dojna krahas fotos.

Disa ditë më parë, moderatorja Dojna Mema mori bekimin më të bukur të jetës së saj së bashku me partnerin, Vlashent Satën.

Ajo solli në jetë bebushin e tyre të parë, ndërsa lajmin e bukur e ndau vetëm një ditë më pas. Ajo i surprizoi të gjithë teksa u shfaq në një video me të birin në krah, teksa e shikonte dhe e përkëdhelte me shumë dashuri.

Krahas videos, Dojna tregoi datën në të cilën kishte lindur dhe emrin e bebushit Nolan. Mirëpo, një ‘edit’ i vogël është bërë në postimin e saj, pasi moderatorja na ka treguar gjithashtu emrin e dytë të të voglit.

Nolan Sol Sata është emri i plotë që kanë zgjedhur për të voglin që i ka bërë prindër për herë të parë.

“Muajt e parë, të lodhshëm duke qenë se unë isha në kulmin e punës si autore dhe moderatore e “Fan Club”. Mbaj mend muajin e tretë që ishte edhe më intensivi i ngjarjeve brenda në “Big Brother Vip”, ndërkohë mundohesha të mos më zinte gjumi kudo, ndonjëherë edhe ulur. Kështu tre muajt e parë djali ka dëgjuar vetëm biseda televizioni. Në tremestrin e dytë kam udhëtuar shumë dhe rrjedhimisht ka dëgjuar gjuhë nga më të ndryshmet. Unë e kam jetuar në maksimum atë periudhë dhe ka qenë padyshim më e bukura gjatë kësaj shtatzënie. Sa i përket tremujorit të fundit, babi kompozoi një këngë të re, ndaj ka dëgjuar muzikë të mirë. Unë jam tani në atë periudhë kur po numëroj edhe minutat. Ai e di kur dëshiron të vijë, uroj mos të vonojë shumë”, ka treguar Dojna më herët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN