MENU
klinika

“Çfarë më duhet më shumë në jetë?”

Don Xhoni i bën dhuratën e kushtueshme prindërve

21.08.2022 - 10:16

Don Xhoni, “djali talent i karantinës”, arriti shumë shpejt të rrëmbejë zemrat e publikut shqiptar.

Ai nisi të bëjë muzikë rep dhe këngët e tij jo vetëm që thyen rekorde në Youtube, por u kthyen në hite që dëgjohen në çdo club.

Tashmë, i riu ëshë një ndër reperët më të kërkuar e të ndjekur dhe sigurisht, ndër ata që paguhen mirë.

Përveçse ka llastuar veten me makina luksoze e pushime, Don Xhoni ka menduar gjithashtu për dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tij, prindërit.


Pasi ka punuar disa vite, ai ia ka shpërblyer mundin me të cilin prindërit e kanë rritur. Reperi i ka dhuruar të ëmës dhe të atit një vilë të re, teksa shprehet i lumtur për veprimin e tij.

“Ç’ka më duhet më shumë në jetë sesa kur i shoh kta dy tu qesh e kaq krenar me djalin e vet. Ju dua, e gzofshi vilën.”- ka shkruar Don Xhoni krahas fotos së prindërve të tij.

Reperi nuk i ka shpëtuar as lajmeve rozë, që në nisjen e lidhjes së tij me modelen ruse Ariana Riley dhe ndarjen e tyre.

Ajo ishte një fanse e zjarrtë e Don Xhonit, realizoi në trup tatuazh portretin e tij, u takuan, kaluan një romancë e më pas vazhduan në rrugë të ndryshme, me ca thumba nga ana e Ariana-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Freestyle-i arrin shifrat rekord!

Ky reper shqiptar ka pushtuar TikTok-un!

Që prej 11 dhjetorit e deri më tani...

Freestyle-i i famshëm i Don Xhonit vijon të thyej rekorde


Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën