MENU
klinika

Në ditën e tij të lindjes

Donaldi do t’i bëjë të gjithëve një surprizë

28.08.2022 - 09:32

Donald Veshaj vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”.

“Trekëndëshi” i shumëpërfolur me Borën dhe Beatrix vazhdon të jetë tema më e komentuar e momentit, për të cilën fansat e ndarë në “grupe” vazhdojnë të bëjnë debat.

Pas daljes nga shtëpia e reality show-t, Donaldi zgjodhi Borën, duke hedhur pas krahëve gjithçka që kishte ndodhur mes tij dhe Trixës në lojë.

Pas daljes nga shtëpia ai i dedikoi Borës edhe këngë (në fakt nuk përmendi emra, por çdo detaj në këngë linte të kuptohej se i dedikohej asaj).

Shumë shpejt po vjen ditëlindja e tij (më 1 Shtator) dhe Donaldi ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat.

Një baladë do të vijë shumë shpejt, ndërsa fansat u bënë kuriozë të mësojnë sa më parë për çfarë flet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

“Hesht” do të titullohet balada e tij e re, siç ka treguar vetë Donaldi.

Emri i aktorit bëri sërish dje xhiron e mediave, pasi një veprim i Borës nxiti thumbat e Beatrix.

Bora nuk e dinte që Tik Tok i tregon përdoruesëve kur dikush ruan videot e tyre në “Listën e të preferuarave”.

Kështu, Bora ruajti një video të Donaldit me Trixën, ndjekësi ia nxorri “sekretin” dhe pjesa tjetër është histori.