MENU
klinika

Conference League

Dramatike për Ballkanin dhe Shkëndijën, shkojnë në shtesë

11.08.2022 - 22:08

Ballkani është shumë pranë historisë, teksa kërkon play-off në Conference League. Kampionët e Kosovës ishin shumë pranë brenda 90 minutave, por pësuan gol në fund dhe po humbin 2-1.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka fituar 3-2 ndeshjen e parë në Prishtinë ndaj Klaksvik të Ishujve Faroe, ndërsa në kthim po luhet tashmë koha shtesë. Do të ishte vërtet historike për Ballkanin të arrinte në play-off.

Edhe Shkëndija e Tetovës e ktheu në dramacitet takimin e vet në Shkup. Tetovarët barazuan 1-1 me suedezët e AIK në transfertë, ndërsa sonte po udhëhiqnin 1-0, por miqtë barazuan. Edhe kjo sfidë shkoi në shtesë.