MENU
klinika

"Shqiptarja, në Shqipëri!"

Dua Lipa çlodhet në Jug

16.08.2022 - 11:58

Pas përfundimit të festivalit katër ditor”Sunny Hill” që u mbajt në Kosovë, Dua Lipa udhëtoi drejt Shqipërisë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet të interpretojë në Sunny Hill Tirana, që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht në kryeqytet.

Dua ka ndarë së fundmi disa fotografi përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet ende në Shqipëri. “Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas fotove nga bregdeti. Sakaq, kujtojmë që në festival pritet të këndojnë shumë yje të njohur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në mesin e artistëve që janë konfirmuar deri më tani, janë dy artistët e famshëm italianë Fedez dhe Tananai. Do të këndojë gjithashtu reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson si dhe britaniku Stormzy. Nga artistët shqiptarë është konfirmuar Dafina Zeqiri, Elgit Doda, Dren Abazi dhe Dj Regard.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kjo foto po i entuzizmon të gjithë

Dua Lipa së shpejti në Tiranë?

Daily Mail artikull për këngëtaren dhe Shqipërinë

Pushimet e Dua Lipës jehonë në media

Me gotë rakie në kokë nën ritmet e këngës popullore

Dua Lipa i tregon gjithë botës se është shqiptare