MENU
klinika

“Ta ha zemrën”

E harroi Sarën? Ledri Vula flirton me fansen në koncert

14.08.2022 - 12:17

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses i ka siguruar atij koncerte të shumta.

Ka qenë një bisedë në koncertin e tij të fundit që është bërë virale në rrjet.

Në video dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”.

Më pas Ledri ripërsërit fjalinë e saj dhe në sfond dëgjohen fanset që thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”.

Por ajo që na ka habitur të gjithëve është reagimi i Ledrit. Duke qeshur reperi tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, dhe shtoi: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përveç zemrës të gjitha t’i fal”.

Më herët, i pyetur se a do donte që të kishte një fëmijë të dytë, një motër ose vëlla për Poem, Ledri tha se do të donte shumë por kjo nuk varej vetëm nga ai po edhe nga Sara.

Ledri tha se do shumë që të jetë pranë vajzës së tij në çdo moment, pasi i duhet të udhëtojë shumë për shkak të angazhimeve artistike.

“Mua më bie shumë me udhëtu, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur se takoj, kur thotë një fjalë të re nuk kam qenë aty kur e ka msu, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të. Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur zgjohesh në mëngjes dhe dëgjon fjalën baba”, tha Ledri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk i 'heq dot duart' nga Sara

Ledri Vula më i dashuruar se kurrë!