MENU
klinika

"Kur dua të qaj, qesh"

E “kryqëzuan” në rrjet pasi talli fëmijët jetimë, reagon blogerja

27.08.2022 - 09:45

Dea Mishel, ka qenë kudo në mediat rozë, për shkak të postimit të saj të fundit. Në një video të postuar në TikTok, blogerja, emri i plotë i të cilës është Dea Mishel Hoxha ka ngjallur një mori reagimesh dhe kritikash nga fansat dhe ndjekësit e saj, pasi dukej sikur tallej me fëmijët jetimë.

Kjo “batutë” nuk ka rezultuar si e tillë, pasi ndjekësit e kanë konsideruar si një cënim ndaj fëmijëve jetimë të cilët nuk e kanë një strehë familjare por detyrohen të qëndrojnë në institucione.

Ndaj ajo duket se është penduar për videon dhe e ka fshirë atë. Në një postim në Instastory, vajza që numëron 99 mijë e 900 ndjekës shkruan se nuk ka pasur asgjë dashakeqëse ndaj fëmijëve, por thjesht janë anormalë ata që nuk e kanë kuptuar mesazhin e videos së saj. Për pjesën që qesh gjatë gjithë kohës teksa flet, Dea thotë se kështu i plotëson emocionet, kur i vjen për të qarë, qesh.

“Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i plotësoj emocionet, Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar. Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri po të kisha. Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj,”- shkruan Dea.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?