MENU
klinika

Dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike

E rëndë në Durrës, familjarët gjejnë pa jetë 29-vjeçaren

12.08.2022 - 10:14

Një ngjarje e rëndë ja ndodhur këtë mëngjes në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.