MENU
klinika

Nënë e 3 fëmijëve

E rëndë në Greqi, shqiptari rreh dhe më pas vret gruan e tij

01.08.2022 - 10:07

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga Policia, pasi të dielën pas mesnate ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 40-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Zakynthos.

Sipas informacioneve të para, autori pas një zënke ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.

Gruaja fatkeqe ka vdekur pak minuta më vonë në spital. Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur, me djalin e rritur që jeton jashtë Zakynthos.
Departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur një gjueti për kapjen e autorit.