MENU
klinika

Edhe pse është milioner...

Ylli i ”Stranger Things” ka një punë “part-time” verore!

24.08.2022 - 11:17

Noah Schnapp mund të jetë ylli i një prej serialeve më të famshëm të Netflix, por nuk e ka lënë suksesin që ta pengojë së provuari gjëra normale adoleshentësh. Kështu, aktori 17-vjeçar ka një punë vere, si punët “part time” që zakonisht kanë vajzat apo djemtë e moshës së tij për të bërë ndonjë të ardhur shtesë, vetëm se Noah nuk është se e bën tamam për këtë arsye.

Aktori i “Stranger Things” e pranoi këtë gjatë një interviste me Flaunt, duke treguar se kishte një punë si roje shpëtimi në pishinën e qytetit të tij, ndërsa tha se kjo lloj pune e mban me këmbë në tokë:

“Është diçka ‘si për qef’. Jam rritur me një jetë normale, me shokë normalë, larg Stranger Things dhe me mban me këmbë në tokë.”

Po ashtu Schnapp sapo është diplomuar pasi ka mbaruar gjimnazin dhe do të vazhdojë shkollën për biznes. Ai tha se po mendonte të ndiqte shkollën e aktrimit, megjithatë mendon se aktrimi është diçka shumë përsëritëse dhe do të provojë diçka të re, ndërsa familja e tij ka qenë shumë e lumtur për pranimin e tij në Universitet.

Në fakt, edukimi për biznes është një hap logjik për Noah, i cili që 15 vjeç zotëron TBH, një kompani “eco friendly” që prodhon një alternavitë të shëndetshme çokokremi, rival i Nutella-s. Aktori është shprehur se e pëlqen vërtetë këtë lloj pune dhe ka shumë ide që do t’i vendosë në zbatim, sigurisht paralelisht me aktrimin.

17-vjeçari sipas Bio Overview, ka një pasuri prej 4 milionë dollarësh. Ai është paguar 250 mijë dollarë për episod në “Stranger Things” dhe ka të ardhura vjetore prej 700 mijë dollarësh.