MENU
klinika

Premier League, Java 2

Ekipi i Strakoshës turpëron Ronaldon me shokë

13.08.2022 - 20:21

Pas humbjes në shtëpi në javën e parë, ka ardhur edhe e dyta në transfertë për Manchester United, që është turpëruar nga Brentford 4-0, edhe pse Cristiano Ronaldo e nisi titullar dhe luajti për 90 minuta.

Erik ten Hag ka parë ëndrrën më të keqe këtë start negativ të sezonit në Premier League. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar katër gola vetëm gjatë pjesës së parë. Gabime trashanike të portierit dhe mbrojtjes, të shfrytëzuara nga Dasilva dhe Jensen, në minutat 10’ dhe 18’.

Gola që mund t’i pësojë vetëm një skuadër amatore. Por makthi për “Djajtë e Kuq” do të vijonte në minutën e 30-të, me golin e Jensen, ndërsa në të 35-n realizoi edhe Mbuemo. Më keq se kaq nuk mund të shkonte për ten Hag.

Vendasit në pjesën e dytë u mbrojtën fort, ndërsa United nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol nderi. Një nisje shumë e keqe për “Djajtë e Kuq”, asnjë pikë në dy ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CR7 tek United deri në janar?

Arsyet pse Atletico u tërhoq nga Ronaldo