MENU
klinika

“Ja si më ndryshoi jeta!"

Fedez flet pa ‘doreza’ për operacionin e vështirë

25.08.2022 - 09:08

Fedez dhe Chiara Ferragni janë padiskutim një ndër ciftet më të ndjekura në Instagram. Më herët, Fedez kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij.

Muaj më parë ai zbuloi se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit.

“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i zbulon në kohë të marrin jetën”.

Më pas ai kreu një operacion të vështirë që zgjati 6 orë

“Dy ditë pas operacionit jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të marrë pak kohë”- shkruante ai më herët.

Artisti italian së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve ku dikush e ka pyetur për jetën e tij pas operacionit.

“Janë hequr disa organe (duodeni, fshikëza e tëmthit, pankreasi dhe një pjesë e zorrëve) dhe kjo ka përfshirë një ndryshim rrënjësor në dietën time…Fatmirësisht nuk jam bërë diabetik, por gjithmonë duhet të kontrolloj gjendjen time, sheqerin në gjak dhe kujdes me të ushqyerit, nuk mund ta teproj më me ushqimin dhe alkoolin”, shkroi ai

“Jam mirë, kam kontrolle në shtator, por jam shumë mirë dhe shpresoj të jem mirë për një kohë të gjatë”, vijoi artisti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaroi se vuante nga një sëmundje e rëndë!

Fedez i nënshtrohet operacionit!

“Isha e frikësuar si kurrë më parë”

Chiara Ferragni flet pas operacionit të Fedez


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën