MENU
klinika

Një premtim publik për shqiptarët...

Fedez ndez Tiranën, dhuron spektakël në ‘Sunny Hill’

27.08.2022 - 09:28

Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, ka performuar mbrëmjen e sotme në ‘Sunny Hill Festival’. Ai është një nga emrat kryesorë ndërkombëtarë që janë ftuar në Festivalin e organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj për herë të parë në Shqipëri.

Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi italian performoi në vendin tonë por me siguri nuk do jetë e fundit. Fedez dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij kryesore. “La dolce vita’, “Chiamami per nome”, “Meglio del cinema”, “Sapore”, “Bella Storia” janë disa nga këngët që ai këndoi teksa u shoqërua po ashtu edhe nga artisti tjetër italian Tananai.

Chiara Ferragni dhe Fedez kanë një raport shumë të mirë me Dua Lipën. Shpesh herë ata i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa.

Nuk mungon as mbështetja që i falin njëri-tjetrit rreth projekteve të ndryshme, apo urimet për ditëlindje. Madje blogerja e ka uruar në shqip Duan dy vite më parë duke shkruar: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

 

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?