MENU
klinika

Dyshohet se është mbytur në lumin Seman

Flet vëllai i 14-vjeçarit: E lashë në gjumë, pastaj nuk e pashë më

11.08.2022 - 10:43

Forcat e policisë, polumbarët e RENEA-s, banorët dhe familjarët vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 14-vjeçarit që dyshohet se u mbyt pasditen e djeshme në lumin Seman.

Vëllai i 14-vjeçarit thotë se ditën e djeshme e ka lënë në shtëpi vëllain, por pasdite ka gjetur rrobat e tij në bregun e lumit Seman. Ai shprehet se nuk e di çfarë ka ndodhur me vëllain.

“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij në breg të lumit. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, tha i vëllai.