MENU
klinika

“Më ike ditën që më linde”

Flori Mumajesi kujton të ëmën e ndjerë me një foto të rrallë

23.08.2022 - 12:13

Flori Mumajesi ka kujtuar nënën e ndjerë përmes një postimi prekës. Nëna e tij ndërroi jetë në 23 shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemrën. Kantautori e ka kujtuar të ndjerën sot me 23 Gusht, për 40 vjetor, teksa shprehet se iku nga jeta në të njëjtën datë që ajo e solli në jetë.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori.