MENU
klinika

Radhë e gjatë mjetesh në kufi

Fluks në Kakavijë, pala greke punon me 2 sportele

13.08.2022 - 10:32

Fluks i madh lëvizjeje në hyrje në piken kufitare të Kakavijës. Mësohet se në pjesën greke radhët e mjeteve për të hyrë në Shqipëri janë pikasur që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar deri në 4 km radhë të automjeteve.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se pala greke punon vetëm me 2 sportele në dalje dhe po kaq në hyrje.

Ndërsa pala shqiptare punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje. Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot ne ditën e parë të fundjavës, që korrespondon me pikun e sezonit të pushimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Radhë të gjata në Kakavijë

Emigrantët kthehen në vendet e punës