MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjakderdhja anale, a mund të tregojë për kancer?

18.08.2022 - 08:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjakderdhja anale, a mund të tregojë për kancer?

Mjeku: Hemorroidet janë vena të zgjeruara në pjesën fundore të zorrës së trashë. Ky problem mund të jetë shpesh i dhimbshëm. Zakonisht nuk është serioz. Venat mund të zgjerohen në brendësi të kanalit anal dhe formojnë ato që quhen hemorroide të brendshme. Ose venat mund të zgjerohen afër me daljen e anusit për të formuar hemorroidet e jashtme. Mund të ndodhë që një njeri të ketë të dyja llojet e hemorroideve njëkohësisht. Simptomat dhe mjekimet janë të ndryshme për dy tipet e hemorroideve.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më të zakonshme për të dy llojet e hemorroideve si të brendshme dhe të jashtme. Hemorroidet e brendshme: Nëse keni hemorroide të brendshme ju do të shihni njolla gjaku të kuqe të ndezur në letrën higjenike ose pika gjaku në ndezur në tualet. Hemorroidet e brendshme shpesh janë vena të vogla të fryra në kanalin anal. Por ato mund të jenë edhe vena të mëdha si qeska që dalin jashtë anusit gjatë gjithë kohës. Ato mund të shkaktojnë dhimbje nëse dalin jashtë kanalit anal dhe kur shtypen nga muskujt anal.

Gjithashtu mund të shkaktojnë shumë dhimbje nëse ndërpritet furnizimi i tyre me gjak. Nëse hemorroidet dalin jashtë ju gjithashtu mund të shikoni mukus në letrën higjienike.

Hemorroidet e jashtme: Hemorroidet e jashtme mund të mos shkaktojnë asnjë simptomë dhe ju mund të mos jeni as të në dijeni të pranisë së tyre. Por ato mund të irritohen dhe mpiksen nën lëkurë duke shkaktuar gjendra të dhimbshme. Këto quhen hemorroide të mpiksura.

Si diagnostikohen hemorroidet?

Mjeku juaj mund t’ju thotë nëse keni hemorroide duke dëgjuar historinë tuaj shëndetësore apo duke përdorur një sondë me dritë brenda rektumit tuaj.

Por kujdes, gjakderdhja anale mund të jetë edhe shenjë e një problemi më serioz si përshembull: kanceri i zorrës së trashë, i rektumit apo ai anal. Prandaj, nëse në vizitën e parë mjeku nuk arrin të përcaktojë shkakun e gjakderdhjes anale, atëherë ai mund të përdorë një sondë me dritë për të parë 1/3 e fundit të zorrës së trashë dhe një lloj tjetër sonde për të parë të gjithë zorrën e trashë për të gjetur shkakun e humbjeve të gjakut.

Çfarë i shkakton hemorroidet?

Presioni i madh në venat e zonës së legenit dhe të rektusit mund të shkaktojnë hemorroidet. Normalisht indet brenda anusit mbushen me gjak për të ndihmuar lëvizjen e zorrëve. Nëse ju sforcoheni, presioni i rritur shkakton fryerje të venave dhe hollim të sipërfaqes së tyre duke shkaktuar hemorroidet. Diarrea dhe kapsllëku gjithashtu mund të çojë sforcim dhe rritje të presionit të gjakut në venat e kanalit anal. Gratë shtatzëna mund të kenë hemorroide 6 muajt e fundit të shtatzënisë, si pasojë e presionit të rritur në enët e gjakut të zonës së legenit të shkaktuar nga zmadhimi i mitrës. Forca e ushtruar gjatë lindjes mund t’i përkeqësojë më tepër ato. Gjithashtu të qenit mbi peshë mund të çojë në krijimin e hemorroideve . Për disa njerëz hemorroidet nuk janë shumë shqetësuese dhe mund ti bezdisin për një kohë të shkurtër. Disa të tjerë kanë shqetësime herë pas here kur hemorroidet acarohen.

Ndërkohë që për disa njerëz është luftë e vazhdueshme me bezdisje, kruarje, dhimbje të shkaktuar nga hemorroidet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.