MENU
klinika

Detajet e para

Gjendet një trup i dekompozuar në lumin Seman

05.08.2022 - 10:11

Një trup i dekompozuar është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.

Trupi i seksit mashkull është gjetur në orët e vona të së enjtes nga dy peshkatarë të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.

Trupi i përket një mashkulli, në moshë të re, por ende është i vështirë identifikimi.  Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Roskovec/ Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.